REZALLA E DHIMBJES DHE E KRENARISË

Nga Bedri TAHIRI – Kosovë

Sot e 19 vjet më parë, pra më 5 prill 1999, ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.

Në Manifestimin e sotëm, për t’i nderuar të rënët e asaj dite, pati shumë pjesëmarrës. Në mesin e tyre veçova të mbjetuarin e asaj maskakre, plakun 86 vjeçar, Misin Brahim Deliun, i cili, me tre plumba në trup, ashtu nën kufoma, kishte arritur të mbijetonte. Ai, e ka të vështirë ta rikujtoj atë ditë, ku iu vranë dy vëllezërit: Ibushi dhe Azizi, shumë kushërinj dhe të gjithë të tjerët, nga Rezalla e nga fshatrat përreth, që me një emër i quan: VËLLEZËR!

Se në Rezallë gërshetohet historia jonë kombëtare, që nga lashtësia e deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka plot fakte e argumente. Kësaj radhe u ndala tek një varr i veçantë që me vjetërsinë dhe madhështinë e tij sikur është mbështjellur me tisin e mjegulluar të legjendave.

Është ky Varri i Millosh Nikollë Kopiliqit, me dy gurë të mëdhenj, katër hapa larg njëri-tjetrit e me Lisin shekullor në mes (tashmë i prerë, pasi që veç ishte kalbur)…

Rezallë, 5 prill 2018