Receta e ditës/ Sallatë me karkalec, kallamar dhe çokollatë të bardhë

Përbërësit:

150 gr kallamar të pastruar
150 gr karkalecë të pastruar
10 gr karota në feta të holla
pak çokollatë të bardhë
pak spec djegës
vaj ulliri ekstra i virgjër
pak hudhër
kripë

Përgatitja:

Fillimisht presim hollë kallamarin dhe karkalecin, ngrohim më pas tiganin me vaj ulliri (tregoni kujdes që të mos ngrohet shumë vaji), hedhim kallamarin e karkalecin dhe i kavërdisim pak në vaj.

Më pas e shuajmë me pak verë të bardhë.

Kur të ketë avulluar hedhim pak hudhër, spec djegës, çokollatën e bardhë dhe e rregullojmë me kripë. Më pas shtojmë pak ujë të mjaftueshëm për të shuar çokollatën e bardhë.

Pasi e gjitha është avulluar dhe sallata është gati, e vendosim në pjatë sipas formës së dëshiruar.