Përbërësit:
1 kungulleshkë
1 kos (200gr)
pak djathë të freskët, të grirë
3 vezë
150-160 gr miell
pak kripë
100 gr djathë kaçkavall
pak pluhur për pjekje
Përgatitja:
Kungulleshkën e pastrojmë dhe e grijmë në rende, kriposeni pak dhe e lini të qëndrojë të lëshojë lëngun e vet.
Më pas kullojmë kungulleshkat, shtojmë vezët, djathin, kosin, miellin e përzier me pluhurin për pjekje dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak kripë.
Masa duhet të jetë trashësi e mesme, pra varësisht sa keni mundur të kulloni kungulleshkat, mund të shtojmë dhe pak miell.
Masën e hedhim në kallep të lyer ose mbuluar me letër për pjekje.
Përsipër hedhim kaçkavallin e grirë në rende dhe pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë për 35-40 minuta.
E servirim të ngrohtë me kos sipër ose sipas dëshirës.