(I bëj thirrje Qeverisë të ulë gjuhën kërcënuese dhe të ulin tarifat).
Nga Sahit MUJA – veprimtar e biznesmen i njohur shqiptaro-amerikan.
Përgjakja, dhuna, lëndimet e djeshme në rrugën që u ndërtua me djersën dhe sakrificën tonë, në Rrugën e Kombit, është antikombëtare dhe totalisht e papranushme.
Në vend që Kryeministri të respektonte shqetësimet që paraqitën deputetët për tarifat në rrugë, në vend që Kryeministri, që paguhet nga djersa jonë, të vizitonte të gjitha zonat e Kukësit, Tropojës, Hasit, Kosovës dhe t’i dëgjonte popullin, siç thotë kushtetuta, para vendimit të tij për Rrugën e Kombit, ai zgjodhi të ofendoi rëndë popullin me fisnik, trim e liridashës që ka parë historia e njerëzimit.
Kryeministri na krahasoi me një k…. që nuk ngrihet. Një ofendim që se kam dëgjuar në historinë botërore nga një lider. Le që u ngrit populli i Kukësit, i Hasit e Tropojës, po ta dinë zotëria se as ushtria e NATO-s nuk mund të ndalojë vullnetin e këtij populli fisnik.
Ky popull, që shteti ia grabiti tokat e fitoi miliarda euro nga energjia hidrike e mineralet, sot është më i varfëri në Evropë.
Jam plotësisht dakord me Kryeministrin që rrugët duhet të mirëmbahen e të paguajmë për to.
Pyetja ime është?
Pse të paguhet 5 herë më shtrenjtë se në Amerikë?!
Ja e vërteta e tarifave.
Për të kaluar një kamion vajtje-ardhje nga Tropoja në Durrës. Tarifa është 60.000 mijë lekë të vjetra. A e dini se shteti takson naftën mbi 100 USD $ për 300 litra që duhen vajtje-ardhje. Mbi këtë taksë ja futen edhe 60 mijë lekë. Shoferët që punojnë e kanë nga një kamion të gjithë ngelin pa punë me këto tarifa e gjoba që vënë policia rrugës.
Nga një kamion që bën 25 rrugë në muaj shteti fito të paktën 3000 USD $ nga taksat e naftës.
Tani shteti kërkon nga 45 euro vajtje-ardhje. Kjo është shumë e padrejtë.
Mirëmbajtjen e rrugës po e paguajmë me mbi 200 milion euro në vit nga taksa që mblidhet për rrugët.
Rruga e Kombit sjell miliona vizitorë me mbi 300 milionë dollarë fitim për ekonominë shqiptare.
Tarifat kaq të larta janë të pa justifikueshme. Për të ardhur tek Rruga e Kombit ju lutem shikoni fotot e rrugëve që bëjnë Kuksianët, Hasjanët e Tropojanët. Ka 30 vjet që shteti mledh miliarda në tatime e ja si janë rrugët e sotme.
Sa i përket Kosovës është e padrejtë të jenë ato tarifa kur Kosova nuk ka asnjë tarifë për Shqipërinë.
I bëj thirrje Qeverisë të ulë gjuhën kërcenuese dhe të ulin tarifat.