Përbërësit për 4-6 persona:
4 pula të vogla
400 gr. bizele të pastruara
lëng Iimoni
24 qepë të vogla
120 gr. gjalp
kripë dhe piper
Përgatitja:
Pastrojmë pulat, i lajmë dhe i kullojmë. Hedhim kripë dhe piper, brenda dhe jashtë.
Shkrijmë në një tenxhere të madhe gjysmën e gjalpit dhe skuqim në të pulat derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë. I heqim nga tenxherja, shtojmë pjesën tjetër të gjalpit dhe skuqim qepët.
Shtojmë bizelet dhe i hedhim përsëri brenda pulat. Shtojmë pak ujë dhe limon dhe i lëmë të ziejnë për rreth 1 orë.