Mos i zgjoni… Poezi nga Përparim KABO

Mos i zgjoni poetët e ikur…
mos
…ata këndojnë këngët
e përtejme…
Flasin me botën që ka më shumë
liri…
Agimet atje janë ndryshe…
Muzgjet kanë tjetër histori…
Ikadielli është me tjetër pamje…
Shirat kanë muzikën që ne se
njohim…
Poetët në botën e përtejme…ëndërrojnë
…shumë madje…
Ndaj, mos i zgjoni poetët e
ikur…
Kur era të ngrihet për pjalminin
e zogjtë të nisni të sjellin aromën
e pranverës…
Kur qielli të jetë me blu e netët me
t’shkurtëra…
Kur zemrat të rrahin më fortë
Kur buzët e gëzimit të jenë më
të hajthme
Kur të kenë celur blinat e llërët e bukura
të jenë t’zhveshura…
atëherë poetët e përtejmë mund
të kenë mbritur tek ne si shpirtëra
fluturak…
Mos i zgjoni poetët e ikur që ëndërrimet
e tyre të vijnë më të begata
këtë pranverë..
Poetët e ikur….janë këtu…nëse
di ti dëgjosh!

pkabo. 27 mars 2018