Nga Harry BAJRAKTARI
E nderuara Presidente Atifete Jahjaga, kam nderin dhe kënaqësinë t’ ju uroj themelimin e “Fondacionit Jahjaga”, që, siç e keni definuar ju, ka për qëllim avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të rinjve të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim kontributi i juaj do të çmohet si vazhdimësi e punës suaj si Presidente e Republikës së Kosovës dhe si aktiviste e grave.
Gruaja jonë ka nevojë të jashtëzakonshmë të përkrahet dhe të jetë pjesë e të gjitha proceseve tona demokratike, duke mbështetur atë në gjitha pikëpamjet dhe duke mbrojtur nga dhuna dhe keqtrajtimet.
Së fundi, Ju dëshiroj sukses të plotë dhe punë të mbarë në këtë proces mjaft të rëndësishëm për shoqërinë tonë demokratike në Kosovë, ku femra ka rol të patjetërsueshëm.
Me respekt
Harry Bajraktari
New York, 2018