NDAHET NGA JETA QEMAL LEPENICA LUFTËTARI ANTIFASHIST DHE QËNDRESTARI KUNDËR DIKTATURËS KOMUNISTE

Nga Enver Memishaj

Na la dhe Qemali, më tha Ëngjëll Lamaj, por mua nuk më besohet se s’do ta takoj më, atë burrë patriot që deri në fund zemra e tij rrahu për atdheun e tij.
Qemal Lepenica kishte lindur në Lepenicë të Vlorës më 13 prill 1927 dhe e dorëzoi shpirtin e tij të bardhë më 5 shkurt 2018 në Nju Xhersi të Shteteve të Bekuara të Amerikës siç e quante ai, këtë vend të bekuar dhe të admiruar të shqiptarëve.
Ai i përket familjes së njohur së Memishahajve, por që bijtë e kësaj familje të larguar nga fshati morën si mbiemër atë të vendlindjes Lepenicës, kështu veproi edhe Qemali. Ai kreu Shkollën Tregtare të Vlorës dhe një vit kurs pedagogjik në Tiranë. Nw Amerikw kreu edhe studimet e larta.
Gjatë Luftës Antifashiste,duke ecuar në gjurmët patriotike të të parëve të tij: Numan Lepenicës, Fejzo Lepenicës, Xhelal Lepenicës dhe të atit Refatit, ende djalë i ri 17 vjeçar, nën thirrjen e Hysni Lepenicës u rreshtua në radhët e Ballit Kombëtar dhe luftoi me trimëri kundër pushtuesit fashist deri në çlirimin e Shqipërisë.
Në çlirim la pushkën dhe mori penën. U emërua mësues në Hekal të Mallakastrës, ku punoi dy vjet me përkushtim. Pas dy vjetësh u transferua në Hysoverdh të Vlorës.
Partia Komuniste nuk kishte besim të ky ballist i ri dhe ndiqte si “armik të popullit”. Për t’i shpëtuar ndjekjes dhe persekutimit ai iu përgjegj thirrje së kushririt të tij Reshat Agaj nga Smokthina dhe më 3 korrik 1950 mundi të dalë në botën e lirë në Greqi, më pas në Gjermani dhe së fundi u stabilizua në Nju Xhersi, ShBA.
Njerëzit e tij hoqën kalvarin e gjatë të vuajtjeve, mjerimin dhe persekucionin e egër komunist. Refati, babai tij vdiq zemërdjegur në vitin 1988, që nuk e pa me sy e nuk e dëgjoi zërin e birit tij të vetëm. Ganimetja, e motra u persekutua dhe u internua familjarisht, ky fat i ndoqi edhe nipat dhe mbesat e tij.
Qemali edhe atje në botën e lirë nuk pa në asnjë moment interesat e tij, por në radhë të parë vinte interesat e atdhut të tij. Kështu në radhët e Ballit Kombëtar të emigracionit mbeti një luftëtar i vijës së parë kundër diktaturës komuniste nga e cila vunate populli shqiptar. Në organizimin antikomunist të emigracionit ai ndihmoi me atkivitetin e tij të pa lodhur, me sponorizime librash dhe çdo emigrant shqiptar ose çdo i arratisur gjente derën e shtëpisë së Qemalit hapur dhe ndihmohej deri sa i të gjente punë dhe streh, po me këtë bujari i priti ai edhe emigrantët e pas vitit 1990 veç këtyre shërbimeve atdhetare ai mbajti atje edhe detyra të larta për organizimin dhe qëndresën e emigrantëve politik.
Nazmi Demishahu, emigrant kosovar shkruan: “Qysh në ditët e para që shkela në Amerikë, pata fatin të njihesha të ndihmohesha dhe të bisedoja me një numur bashkatdhetarës, emigrantë, të cilët kishin ardhur, ose më mirë, ishin larguar ose dëbuar me dhunë nga atdheu para dhe pas komunizmit si: z. Ago Agaj, z. Hysen Tërpëza, z. Ali Starova, z. Zija Veliu, z. Sami Repishti, z. Qemal Lepenica, z. Zijaudin Qira etj.”.
Qemali ka mbetur gjatë gjithë kohës në qendër të vëmindjes dhe ndjekjes nga Sigurimi i Shtetit. Dega e parë në Ministrinë e Brendshme me shkruen Nr.536/16 datë 12.2.1976 njofton se simbas të dhënave të Drejtoris III-të i arratisuri Qemal Lepenica është pjestar i “Frontit të Rezistencës” dhe është treguar i gatshëm për të ardhur si diversant në vendin tonë etj.
Në një shkresë tjetër thuhet se ”Në bazë të porosisë së dhënë nga shoku Ministër me shkresën Nr.7 dat. 4.1.1977 mbi anëtarët e “Frontit Rezistencës Antistaliniste Shqipëtare” hartohet ky plan masash për organizimin kërkimin dhe kapjen e emisarve dhe diversantëve që mund të futen ilegalisht në vendin tonë, për këtë nga ana jonë do të meren masa paraprake.
Në ndjekje dhe përgjim u vunë gjithashtu edhe gjith fisi i Qemalit në Shqipëri, nipat dhe mbesat e tij. Deri në rrëzimin e diktaturës komuniste në vitin 1990 ai mbeti në qendër të vëmëndjes së Sigurimit të Shtetit, çka do të thotë se ata e çmonin si një kundështar të fortë dhe një antikomunist të vendosur.
Këtë fakt e marrim vesh nga një dokument i Ministrisë së Brendshme datë 22.6.1990. Më 9 korrik 1990 Sektori i Vizave në Ministrinë e Brendshme u dërgonte Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe, anës së Sigurimit, një informacion në të cilin jepen udhëzime që personat e listës bashkangjitur të mos lejoheshin të hynin në Shqipëri pasi ishin “reaksionarë”!!!
Dega e Vizave kërkonte gjithashtu që lista të studiohej dhe të mos lejohej asnjë i afërm i kësaj liste të shkonte për të vizituar shtetasit që bënin pjesë në këtë listë.
Më 26 gusht 1990 ajo është plotësuar me shënime nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe është dërguar në rrethe. Lista përmban 380 ”reaksionarë” dhe Qemal Lepenica është shënuar në numurin rendor 18.
Dashurinë e pa kufishme për atdheun e rilindi në familjen e tij. Ai u martua me një kosovare e cila i fali tre fëmijë: Refatin, Xhelalin dhe Lidia.
Qemal Lepenica u rikthye në Shqipëri më 1995, zemër djegur nga malli për atdheun e tij dhe për njerëzit pa i parë për 45 vjet. Të dashurit e tij nuk i gjeti gjallë, por gjeti Atdheun në liri dhe kjo e ngushullonte.
Qoftë i pa harruar emri këtij atdhetari.

Në foto: Nju Xhersi 2005, Nga e majta Qemal Lepenica…, i fundit nipi tij Pëllumb Lamaj.