Ballina ED/OP BESËLIDHJA E LEZHËS, KRYEFJALA DHE KRYEVEPRA E HISTORISË SONË KOMBËTARE

BESËLIDHJA E LEZHËS, KRYEFJALA DHE KRYEVEPRA E HISTORISË SONË KOMBËTARE

 

Nga Azgan HAKLAJ

 

2 Marsi i vitit 1444 ditë në të cilën princat arbëror u mblodhën në Lezhë për t’i dhanë jetë aleancës politiko-ushtarake dhe epopesë 25 vjeçare të Motit të Madh, siç e quante me të drejtë De Rada i madh.
Kjo ditë është gurëthemeli i historisë së popullit shqiptar.
2 Marsi, vetë Besëlidhja e Lezhës, Projekti i saj politik dhe efekti që dha kjo ngjarje e madhe historike në shekujt që e pasuan është studiuar perciptazi herë për shkak të motiveve politike dhe ideologjike e në raste të tjera ngase Historiografia Mesjetare e Shqipërisë është studiuar më tepër nga studiues të huaj si Shuflaj, Jeriçeku, Jarga, etj, të cilët me gjithë meritat e tyre nuk janë thelluar sa duhet në ndriçimin e kësaj ngjarjeje kaq të madhe të Arbërisë Mesjetare.
Burrat e Dheut, princat kryetrima e mendjendritur që u mblodhën më 2 Mars 1444 në Lezhën e lashtë, seli e mbretërve ilirë e kishin lexuar më së miri historinë e paraardhësve tanë të Mbretërive Ilire dhe të Shtetit të Arbërit, Principatës së Balshajve e Mbretërisë Epiriote dhe e kuptuan misionin që shtronte përpara tyre koha dhe historia.
lnstitucioni i Besës i ngritur në kult që nga Koha Pellazgo-Ilire rregullonte marrdhaniet e individëve, gjinisë e të fisit, por pa arritur të shndërrohej në një normë juridiko-politike, si akt përbashkues mbarëkombtar.
Udhëheqësit e Besëlidhjes së Lezhës e shdërruan Besëlidhjen, këtë kryevepër shqiptare në traktat politiko- ushtarak për t’i shërbyer luftës çlirimtare.
Nëse kryqëzimi i shpatave nga princat shqiptare në Kuvendin e Lezhës simbolizon besën e lashtë e pagane të shqiptarëve, mbledhja e këtij Kuvendi në Katedralen e Shënkollit simbolizon Besën e Zotit, besëlidhjen mes njeriut dhe Krijuesit.
Ky kryqëzim shpatash dëshmon lutjen e kërkesën ndaj Zotit që t’i ndihmojë ata në të drejtën e tyre hyjnore për të jetuar të lirë.
Me arbërorët në mesjetë ndodhi po ai fenomen që karakterizon çdo popull të lashtë dhe të qytetëruar.
Në 100 vjet të betejave me invadarët otomanë Arbërorët jo vetëm nuk i zhbënë vlerat e tyre morale e qytetare, kujtesën historike, traditat e mënyrën e jetesës, por përkundër qëllimeve e strategjisë së armikut e banë si qëllim të jetës e të vetekzistencës së tyre Kauzën e Lirisë.
Janë të famshme e profetike fjalët e Gjergj Kastriotit para qytetarëve në Krujë më 28 Nëntor në vitin 1443:
Lirinë nuk ua solla unë.
Atë e gjeta midis jush.
Arbëria Paraosmane ishte një vend i zhvilluar dhe po trokiste në Epokën e Humanizmit e të Rilindjes, njëherësh me simotrat e saj Evropiane.
Qytetet Arbërore të Bregdetit Adriatik, Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, por dhe Drishti i vogël, krahasoheshin për nga niveli i zhvillimit, vetëqeverisjes dhe statusit politik që gëzonin me qytetet italiane.
Statuset e Shkodrës dhe të Drishtit, të cilat e panë dritën e botimit në shqip pas më shumë se 600 vjetësh na tregojnë qartazi se të parët tanë që kanë banuar në këto treva kishin zgjedhë pa mëdyshje modelin perëndimorë të legjislacionit e qeverisjes e të jetës qytetare përkundër Modelit Bizantin.
Beteja e Arbërorëve për liri nuk kishte asnjë shans të kurorëzohej me fitore përballë një superfuqie ushtarake si Perandoria Otomane.
Pa krijuar një bashkim politik e ushtarak të principatave shqiptare.
Pa aleatë të fuqishëm Evropianë.
Pa një projekt madhor i cili duhej të ishte në thelb Europianizues, i qartë në çdo detaj e vizionarë për të ardhmen nuk mund të shpresohej për sukses.
E gjithë kjo ndërmarrje vigane, politike, ushtarake e humaniste, kërkonte më në fund një emblemë të ndritshme, një burrë shteti e strateg, cilësitë e të cilit të tejkalonin ambiciet separatiste të feudalëve të Mesjetës Shqiptare, për sundim, lavdi personale e pushtet për vehte.
Kuvendi i Lezhës dhe Arbëria patën fatin ta kenë arkitektin e Beselidhjes së tyre konstruktorin gjenial të bashkimit e Kryengritjes Çlirimtare, Kryetrimin e betejave, diplomatin brilant e vizionar, Gjergj Kastriotin.
Historia e thirri Heroin Kombëtar dhe ai u përgjigj rrufeshëm në kohën dhe vendin e duhur.
Besëlidhja e Lezhës ishte preludi i një pregatitje të gjatë e në fshehtësi të plotë i Kryengritjes së Përgjithshme Antiturke.
Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu) e hartoi planin e luftës së paku një dekadë para Kuvendit të Lezhës.
Barleti në kronikat e tij na rrëfen se në Adrianopojë shkonin shpesh të dërguar të princave arbër e i luteshin Skënderbeut të kthehej e t’i udhëhiqte në luftë.
Ai nuk mund të tregonte sekretet dhe ëndrrën e tij nga frika se “E dëgjonin muret”.
Fitoret e hungarezëve kundër Ushtrisë Otomane dhe përpjekjet e Vatikanit për të organizuar një Kryqëzatë Antiturke ishin faktorët e jashtëm determinues në mbështetje të luftës për çlirimin e trojeve arbërore.
Beselidhja e Lezhës opo Konfederata e Princave, siç e quan bashkëkohësi i Skënderbeut dhe biografi i parë i tij, Dhimitër Frangu është një rast sui-generis në historinë e Kombit tonë.
Në Lezhë u arrit bashkimi i parë jo vetëm politik dhe ushtarak nën autoritetin e një organi të vetëm vendimmarrës të përbërë nga krerët e Lidhjes.
Së dyti, Lidhja mori qysh në krye të herës atributet e një qeverie shtetformuese, ku përcaktoheshin qartë elementët themelore të shtetit.
Besëlidhja zgjodhi Komandant të Përgjithshëm të ushtrisë dhe kryetar të saj Gjergj Kastriotin ( Skënderbeun) sipas parimit Princes of partes “I parë i të barabartëve”.
Shpalli mobilizimin ushtarak.
Krijoi arkën e përbashkët për të garantuar financat e luftës dhe ndoqi një politikë të unifikuar e vizionare në marrdhaniet diplomatike ndërkombëtare.
Në zjarrin e luftës e të betejave legjendare lindi Shteti i Përqëndruar Arbëresh, pikërisht në kohën kur Ballkani kishte rënë nën robërinë turke.
Shteti i Skënderbeut, lufta dhe fitoret e arbërorëve u brohoritën dhe fituan simpatinë jo vetëm të popujve të rënë nën sundimin e Sulltan Muratit e Mehmetit të Dytë.
Venediku, Raguza, Hungaria Mbretëria e Aragonës, Franca, Anglia e Vatikani i panë shqiptarët e Prijesin e tyre si shpëtimtarë të Evropës dhe të Krishtërimit.
Kuvendi i Lezhës dhe mesazhi historik që ai la janë bërë në shekuj burim frymëzimi për shqiptarët në betejat e tyre për liri e pavarësi.
Kuvendet e mëdha të shekulit të 16-të të Dukagjinit e të Kuçit.
Kuvendi i Arbërit, Lidhja e Prizërenit, Lidhja e Pejës.
Kuvendi i Verrave të Llukës, Kuvendet e Junikut, Ferizajt e Shkupit.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës, Konferenca e Pezës, Konferenca e Bujanit në Tropojë janë monumente historike Kombëtare në rrugën e të ardhmes.
Harku i Triumfit është atje në Lisusin e lashtë Ilir, selinë e mbretërve ilirë e të burrave të randë të racës shqiptare, të cilët më 2 Mars 1444 vendosën me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit dhe tehun e shpatës të ardhmen tonë.
2 Marsi 1444 hapi epokën heroike në historinë e popullit shqiptare.
Në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Kryeministri Edi Rama ka shpallë vitin e Skënderbeut.
Në fakt ka çertifikuar epokën e Hashashit, Kanabisit, Mariuanës, Heroinës, Kokainës dhe të tradhëtisë Kombëtare.
Në bisedimet e fshehta me grekët u ka dhuruar pjesë nga deti Jon e pasuritë e tij kolosale prej miliarda tonelatash nafte e gazi.
Rama ju bari dhuratë turqëve Portin dhe aeroportin e Vlorës.
Dënoj me vdekje i Çamërisë duke asgjësuar nga bisedimet çështjen çame.
Me planin e fshehtë me Vuçiçin kërkon ta ndajë Kosovën dhe me tregun e përbashkët ballkanik kërkon të krijojë Jugosllavinë e Re, por sigurisht ka barrikadë të pakapërcyeshme Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Me këto projekte të ideuara nga Kryeministri Rama i vërteton Putinit dhe Erdoganit se ai është pjesë integrale e katërkëndëshit Moskë-Ankara-Athinë-Beograd.
Ky kuartet po thur prej 200 vjetësh ricoptime të tjera të trojeve shqiptare.
Ringjallja e fuqizimi i Aleancës Ortodokse-Otomane dhe përpjekja e Edi Ramës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin prej saj është përpjekje e dëshpëruar dhe donkishoteske ngaqë ajo drejtohet jo vetëm kundër shqiptarëve, por më tepër ndaj atyre Fuqive të Mëdha të cilat janë flamuri i Lirisë, Demokracisë e Qytetërimit.
SHBA , Franca, Anglia, Gjermania, Italia, pra hapësira Euro-Atlantike janë më të vendosura se kurrë më parë për të marrë në duart e tyre fatet e Ballkanit Perëndimor.
Investimi i tyre afatgjatë për demokracinë, paqen e presporitetin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi e Bosnje-Hercegovinës ka një qëllim dhe emërues të përbashkët:
Europianizimin e këtyre vendeve.
Shkëputjen e tyre nga influenca e politikës shoviniste Rusomadhe e ajo Neootomane përmes proçesit të integrimit në NATO e BE.
Teksa po shkruaja këto radhë në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës e të Burrit të pavdekshëm që e organizoi dhe udhëhoqi Gjergj Kastriotit mendja më shkoi tek një paralele historike që është mesazh për sot.
Para qindra vjetësh falangat e Car Dushanit i binin kryq e tërthor trojeve Shqiptare me zjarr e hekur.
Kadareja i madh shkruan:

Ish kohë e zymtë dhe e egër
Po vdekje s’kishte Atdheu
Se pas Dushanit Car të frikshëm
Mbërrin Rrufeshëm Skënderbeu.
“Të lidhim besën për shpëtim “.

Është ky postulat që na vjen si testament historik nga Lezha e Besëlidhjes.
Ripërtëritja e saj në këtë Jubile historik është detyra e patriotëve të vërtetë, të kësaj toke, e familjeve fisnike të cilat i dhanë lavdi historisë e flamurit të Skënderbeut.
Zëri i Atdheut po na thërret si në Kohën e Gjergj Kastriotit në Besëlidhjen e Lezhës
Sot duhet të ngrihemi fuqishëm në një Aleancë Kombtare përballë Laboratorit të kuartetit Moskë-Ankara-Athinë-Beograd dhe qeverisë Rama si pjesë integrale e tij.
Shqiptarët të udhëhequr nga e djathta fisnike, duhet të lidhin besën edhe njëherë si në vitin 90-të.
Partia Demokratike si misionare e Kombit e udhëhequr nga z Basha duhet të shpallë aksionin referendarë të shpëtimit nga qeveria Rama pikërisht më 22 Mars, ditën e fitores së saj,
Ka ardhë koha Rama të ikë.
Shqiptarët duhet të ngrihen në protesta masive paqësore për të rrëzuar Qeverinë Despotike të Edi Ramës.