KONTRIBUTI JUAJ I PADISKUTUESHËM PËRKRAH PATRIOTËVE DHE DEMOKRATËVE MË TË SHQUAR TË KOMBIT TONË

Dr. Biberaj kjo foto flet më shumë se mijëra faqe të shkruara. Ajo të shkon shumë përpara Kalorësit tonë të Lirisë, Skënderbeg në mes të Prishtinës, në ditën e dhjetë vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ju vetë jeni një një bashkëudhëtar, ndihmës, influencues në proçeset më të rëndësishme që i kanë paraprirë kësaj date si dhe në të tëra ato ngjarje që i kanë ndodhur popullit shqipëtar në Ballkan, që nga viti 1980. Ju jeni një aktor i rëndësishëm në edukimin, përpunimin e opinionit dhe njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të çështjes shqiptare, aq keq të prezantuar nga qarqet shoviniste anti – shqiptare në rrjedhë të historisë së shekullit të XX – të. Po kaq i rëndësishëm është edhe roli që keni luajtur në Bashkësinë Shqiptare në ShBA, dhe ndikimin që shqiptarët e Amerikës patën tek establishmenti politik amerikan për demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, Presheve, Medvegjë e Bujanovc, në Mal të Zi dhe në Greqi. Zëri Juaj në Mikrofonin e Zërit të Amerikës ka qenë për dekada tashmë, po veçanërisht në vitet ’80, ’90, të shekullit të kaluar një zë shprese që mbante gjallë ndjenjat e patriotëve dhe demokratëve shqipetar për një Shqipëri demokratike, një Kosovë të lirë e të pavarur dhe një mjedis demorkatik për të gjithë shqiptarët në Ballkan.
Ky zë kumboi më shumë se kurrë në qendër të Tiranës, ku Ju i dhatë jetë në gjuhën shqipe fjalëve të Sekretarit të Shtetit Amerikan, James Baker:  Freedom Works, e cila mbushi me shpresa zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Kjo foto flet më shumë se mijëra faqe. Por ajo që dua të shtoj sot është se nëse ky monument kaq impozant nderon këtë shesh në mes të Prishitnës, nëse Kosova festoi me madhështi 10 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, nëse shqiptarët janë të lirë, (veç nëse ia kufizojnë vetë liritë vetvetes) në themel të tërë këtyre qëndron edhe kontributi Juaj i padiskutueshëm përkrah patriotëve dhe demokratëve më të shquar të kombit tonë. Prandaj edhe shqiptarët e Kosovës, ata të Malit të Zi ku jeni rritur dhe ne të Shqipërisë, nga ju e keni origjinën e prindërve tuaj, ju detyrohen dhe ju kanë një peng nderi dhe nderimi për veprën tuaj të mrekullueshme.
Festofshim shumë e shumë përvjetor të tjerë! Rroftë Kosova që ju e keni dashur dhe e doni me gjithë zemër.
Mal BERISHA

Prishtinë – Kosovë