Napoli ka blerë zyrtarisht mbrojtësin e Roma-s Kostas Manolas për 36 milionë, duke aktivizuar klauzolën e lirimit të lojtarit.
Greku 28-vjeçar ka firmosur kontratën mbrëmjen e së dielës dhe pritet të fluturojë javën e ardhshme në Napoli për vizitat mjekësore.
Roma ka postuar një deklaratë zyrtare në Twitter ku konfirmon shitjen 36 milionë euro, kosto e klauzolës së lirimit të lojtarit.



