E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ylli i Bayernit pësoi aksident me makinë

Mbrotjesi i Bayern Munich, Jerome Boateng, e ka pësuar një aksident rrugor me makinë, por ka shpëtuar pa lëndime.

Derisa në shumë prej vendeve të botës lëvizja e qytetarëve është e kufizuar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, në Gjermani ende nuk ka gjendje të jashtëzakonshme.

Ai me makinën e tij Mercedes është aksidentuar në Munih, duke pësuar dëme të mëdha materiale, sipas mediave gjermane.

Vlerësohet se dëmet e shkaktuar mbrrijne shifrën 25 mijë euro.

Ai u përplas në autostradën Mynih-Lajpzig, pasi po udhëtonte për të takuar djalin. Mbrojtësi humbi kontrollin e makinës dhe mjeti u përplas në barrierat mbrojtëse. Fatmirësisht, futbollisti nuk ka lëndime, por makina e tij është shkatërruar.

Boateng nuk ka kaluar një sezon të mirë te Bayerni, drejtuesit donin ta largonin në afatet kalimtare të verës dhe të janarit, por mbrojtësi qëndroi me forcë dhe nuk pranoi largimin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport