E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vëlla e motër sportistët e vitit në Kosovë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë çmimet për Laureatët e vitit 2018. Në ceremoninë e KOK-ut, u shpallën edhe sportisti e sportistja më e mirë për vitin që kemi lënë pas. Epiteti i sportistit më të mirë për vitin 2018 i takoi xhudisti Akil Gjakova. Akili pati paraqitje të mrekullueshme gjatë vitit 2018. Në Zagreb ai u bë xhudisti i parë mashkull nga Kosova që e fiton një Grand Prix, u bë kampion për U 23 në Hungari, dhe fitoi edhe medalje tjera. Kurse sportistja më e mirë për vitin 2018 nga KOK-u është vlerësuar xhudistja, Nora Gjakova. Nora pati një vit brilant, ku u shpall kampione e Evropës në kategorinë 57 kilogramë, teksa gjatë vitit 2018 fitoi edhe medalje të shumta – 5 të arta, dy të argjendta e një të bronztë. “Faleminderit të gjithëve për këtë çmim. Jam krenare për këtë çmim. Për gjitha rezultatet e mira meritat i ka trajneri, Driton Kuka.

Faleminderit kryetarit, familjes dhe të gjithëve që kanë punuar për këto suksese”, deklaroi ajo. Si Norën, ashtu edhe Akilin, KOK-u i shpërbleu edhe me nga 2 mijë euro. Xhudo në përgjithësi i ka sjellë Kosovës 36 medalje në vitin 2018 dhe natyrisht, se puna e palodhshme iu shpërblye edhe trajnerit, Driton Kuka, që u vlerësua nga KOK-u si trajneri më i mirë për vitin 2018. Trajneri kampion Olimpik ka shënuar het-trik në çmimin “Trajneri i Vitit”. Ai u shpall për herë të tretë trajneri  ë i mirë i vitit. Kuka fitoi dhjetëra medalje ndërkombëtare me garuesit e tij, ndërsa më e madhja mbetet medalja e artë Olimpike e Nora Gjakovës. Çmimin Kukës, ia ndau kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, aktorja e mirënjohur Leze Qena dhe Shqipe Bajçinca Brestovci. Kombëtarja e Kosovës në futboll u vlerësua në ceremoninë e Kok-ut si Kombëtarja më e mirë për vitin 2018 dhe çmimin e pranoi trajneri zviceran i “Dardanëve”, Bernard Challandes.

“Është nder për mua që jam këtu”, u shpreh Challandes. “Ky ekip nuk e ka fituar këtë çmim vetëm për rezultatet, por për gjithçka tjetër që ka dhuruar”, shtoi ai. “Është për futboll të bukur, për fair-play. Skuadër shumë e disiplinuar e gjithçka tjetër”. “Faleminderit stafit, federatës, mbështetjen e të gjithëve, është shumë e rëndësishme mbështetja. Duhet të jemi krenar me sportin e Kosovës”.

Trajneri i Vitit: Driton Kuka

Sportisti i Vitit: Akil Gjakova

Sportistja e Vitit: Nora Gjakova

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport