E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vdes Pele, legjenda braziliane e futbollit

Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ndoshta lojtari më i mirë në histori, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, raporton BBC.

Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës.

Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021. Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, ai u shtrua përsëri në spital.

Vajza e tij, Kely Nascimento, i ka informuar adhuruesit për gjendjen e babait të saj me përditësime të rregullta në rrjetet sociale nga spitali.

Të enjtën ajo postoi një fotografi ku shihen duartë e familjes në trupin e tij në spital dhe shkroi: “Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe”.

Pele, emri i vërtetë i të cilit ishte Edson Arantes do Nascimento, ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës së tij 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tri herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport