Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka thënë se do të vendosë javën tjetër si do të përfundojë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, pasi ndeshjet janë pezulluar në muajin mars, si pasojë e përhapjes së koronavirusit të ri.
UEFA ka thënë përmes një deklarate më 11 qershor se Komiteti i saj ekzekutiv do të takohet më 17-18 qershor për të përcaktuar agjendën e së ardhmes.
Finalja e Ligës së Kampionëve ishte përcaktuar që të organizohej në Stamboll, ndonëse UEFA ka thënë se është duke shqyrtuar “një varg mundësish” për të përfunduar turneun.



