Faqja zyrtare e UEFA-s në Youtube ka publikuar një video me golat më të bukur të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo në ndeshjet e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve gjatë sezoneve të kaluara.
Messi dhe Ronaldo janë në një duel në distancë, ku argjentinasi me Barcelonën e tij do të përballet sonte në çerekfinalen e kthimit me Manchester United, ndërsa Juventusi i portugezit kundër Ajaxit.
Të dy yjet do të mundohen sonte në mbrëmje të ndihmojnë skuadrat përkatëse për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.



