E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

UEFA merr vendimin e rëndësishëm për skuadrat e shteteve që nuk kanë njohur ende Kosovën

UEFA vendosi dhe njoftoi: Skuadrat e shteteve që nuk pranojnë të luajnë kundër klubeve kosovare, apo ndaj ekipeve të përfaqësueses së Kosovës, do të duhet të zhvillojnë ndeshjet e tyre të shtëpisë në një fushë asnjëanëse. Njëkohësisht, do të duhet të pranojnë të luajnë në Kosovë ndeshjet e transfertave.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi të mërkurën në Baku një rregullore për palët në lidhje me shtetet të cilat nuk kanë njohur ende Kosovën, me përjashtim të rasteve kur kjo trupë ka vendosur devijim nga ky rregull për shkaqe siguri (konkretisht Serbia dhe Bosnje Hercegovinë), njoftoi UEFA nëpërmjet një komunikate.

Spanja është një nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, si një shtet Sovran, arsye për të cilën u tërhoq si nga roli për të mirëpritur dhe organizuar ndeshjet e Grupit 5 të Europianit U-17 të zhvilluar në fund të marsit, kundër Greqisë, Kosovës dhe Ukrainës, në Nyon.

Pozicioni i atëhershëm i Federatës Spnajolle të Futbollit i përgjigjej dokumentit të dërguar nga Këshilli i Lartë Sportiv, në të cilin informohej se nëse ndonjë kompeticion do të zhvillohej në Spanjë me pjesëmarrjen e Kosovës, atëherë nuk do të mund të këndohej himni dhe as të ngrihej flamuri.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport