E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

UEFA do t’u bashkohet klubeve angleze në bojkotin ndaj rrjeteve sociale

UEFA do të mbyllë llogaritë e saj në Facebook, Twitter dhe Instagram për tri ditë në mënyrë që të protestojë ndaj abuzimit kibernetik dhe retorikës diskriminuese në mediat sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga UEFA thuhet se bojkoti i filluar nga klubet angleze të futbollit do të mbështetet dhe llogaritë e mediave sociale do të mbyllen.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka theksuar se ngacmimet dhe gjuha diskriminuese në internet janë të papranueshme.

Duke deklaruar se duhet të merren masa për të ndaluar përhapjen e këtij krimi, Ceferin është shprehur:

“Lojtari, trajneri, arbitri ose zyrtari që është viktimë e këtyre postimeve ose mesazheve të papranueshme, i nxis të gjithë të paraqesin ankesë zyrtare. Ne kemi shumë prej këtyre frikacakëve që fshihen pas profileve të tyre anonime për të zbuluar ideologjitë e tyre të dëmshme”.

Bojkoti ndaj rrjeteve sociale do të fillojë në orën 15:00 me kohën lokale në Angli më 30 prill dhe do të përfundojë më 3 maj në orën 23:59.

Komuniteti i futbollit anglez së pari njoftoi kërkesat e tij në një letër të publikuar në shkurt, duke deklaruar se postimet fyese në mediat sociale duhet të filtrohen, bllokohen dhe hiqen shpejt dhe duhet të bëhet një proces i përmirësuar i verifikimit për regjistrimet e reja. Në ditët e kaluara, Federata Angleze e Futbollit njoftoi se bojkoti i mediave sociale do të mbahet në datat e përmendura.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport