E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Turistët kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë në Rusi gjatë Kampionatit Botëror 2018

Të huajt kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë në Rusi gjatë Kampionatit Botëror 2018, thotë një hulumtim i bërë nga Sberbank, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi vuri në dukje se të huajt që kanë vitizuar Rusinë gjatë Botërorit kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë në këtë vend.

Ndërkohë në Kampionatin e Konfederatave të luajtur në vitin 2017 të huajt kishin shpenzuar 700 milionë dollarë.

Në hulumtim nuk marrin pjesë biletat dhe shpenzimet në hotelet që kanë qëndruar në periudhën në fjalë.

Numri i turistëve të huaj në qytetet ku janë luajtur ndeshjet e Botërorit 2018 Moskë, St. Petersburg, Soçi, Yekaterinburg, Saransk, Rostov, Kazan, Kaliningrad, Samara, Volgagrad dhe Nizhni Novgorod ka shënuar rritje prej 15 për qind, ndërsa i atyre vendas 20 deri në 25 për qind

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport