E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tollovi te Chelsea pas sanksioneve nga qeveria britanike: Këta lojtarë do të mbeten pa kontrata

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që do të thotë se ai tani nuk është në gjendje të shesë klubin, duke shkaktuar krizë të madhe brenda klubit, transmeton Gazeta Metro.

Sanksionet synojnë të ndalojnë 55-vjeçarin të fitojë para në Britani dhe kjo përfshin edhe Chelsea. Një aplikim në qeverinë britanike mund të bëhet për të shitur Chelsean në të ardhmen për sa kohë që miliarderi ruso-izraelit Abramovich nuk përfiton ose nuk fiton para nga transaksioni.

Qeveria i ka dhënë Chelsea një licencë të veçantë për të lejuar që të përmbushen ndeshjet, stafi të paguhet dhe mbajtësit ekzistues të biletave të ndjekin ndeshjet.

Në pamundësi për të blerë e shitur lojtarë, Chelsea do të ketë kokëçarje të mëdha në muajt në vijim, sidomos me lojtarët që u skadojnë kontratat verës.

Andreas Christensen do të largohet drejt Barcelonës sipas gazetarit italian Fabrizio Romano. Ndërkohë, qendërmbrojtësi tjetër Rudiger është kontaktuar nga tre klube dhe ende pret të marrë një vendim.

Kapiteni Azpilicueta gjithashtu ka ofertë nga klubi katalonas Barcelona, ndërsa Jorginho pret që të largohet nga Chelsea këtë verë.

Lajme të shumta kanë qarkulluar edhe rreth trajnerit Thomas Tuchel i cili flitet që mund të ikë drejt një klubi me më shumë stabilitet.

Chelsea është goditur rëndë nga kjo ndodhi e sotme, duke humbur ndër të tjera edhe sponsorin e saj të fanellës./gazetametro.net/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport