E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tirana mund Partizanin

Nga fitorja në derbin e Dhjetorit, në derbin e parafundit të sezonit, Tirana i dha një shuplakë të fortë Partizanit. 5-1 fituan bardheblutë duke u treguar të pamëshirshëm dhe me karakterin e ekipit që dominonte kampionatin disa vite më parë.

Historia e kësaj ndeshjeje nisi ndryshe. Partizani pretendoi një 11-metërsh në momentet e para të ndeshjes për prekje të topit me dorë nga Muça i Tiranës. Të kuqtë shënuan një gol shumë të shpejtë, që në minutën e dytë.

Për pak minuta u duk se kampionët në fuqi po riktheheshin edhe një herë të fortë si në vitet e fundit por një faull në zonë i Bitrit ndaj Torassa-s i la me 10 lojtarë dhe solli barazimin me penalltinë e Bathës.

Dëshira ishte e madhe nga të dy skuadrat për të shënuar, por kjo nuk po shfaqej në nivelin e lojës. Të favorizuar nga epërsia numerike, Tirana e kishte më të lehtë të rrezikonte portën e Alban Hoxhës. Tentativat për të shënuar u ndihmuan edhe nga autogoli i Idrizajt në minutën e 63.

Partizani u thye psikologjikisht dhe nuk ishte e vështirë që Muçi të shënonte golin e 4.

Dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Torassa u ndëshkua me të kuq. Megjithëse ishte fundi i lojës Tirana nuk u dorëzua. Goli me goditje dënimi, sërish nga Muçi ishte qershia mbi tortën e bardhebluve.

Pas ndeshjes të kuqtë shprehën pakënaqësinë për arbitrin Juxhin Xhaja. Ndërsa trajneri i Tiranës, Egbo, edhe pse mori fitoren e 12 në 13 ndeshje, madje në derbi dhe me rezultat të thellë ka rezerva për lojën e skuadrës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport