France Football ka lajmëruar se do të zbulonte 30 emrat e nominuar për Topin e Artë ditën e sotme. Prestigjozja franceze ka zbuluar 15 emrat e parë që do të garojnë për fitimin e trofeut më prestigjoz të botës në aspektin individual në futboll.
10 emrat e parë që janë nominuar janë: Kylian Mbappe, Trent Alexander-Arnold, Donny van de Beek, Pierre-Emerick Aubameyang, Marc-André ter Stegen, Sadio Mane, Sergio Agüero, Frenkie De Jong, Hugo Lloris dhe Dusan Tadic.
France Football lajmëroi dhe 5 nominimet e tjera Cristiano Ronaldo, Alisson, Matthijs de Ligt, Karim Benzema dhe Georginio Wijnaldum.



