E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Studimi i moshës, ja cilat janë skuadrat më të reja dhe më të vjetra në Europë…

Fiorentina e Stefano Pioli po fluturon në kampionat. 13 pikë në renditje dhe vendi i tretë në klasifikim.

Një tjetër rezultat entuziazmues del nga studimi i “CIES”, në lidhje me moshën mesatare të ekipeve në Europë.

Ndër pesë kampionatet kryesore, Fiorentina është ekipi më i ri, me një mesatare moshe 23.79 vjeç. Të gjesh suksesin me një ekip me të rinjsh premtues është “receta” perfekte e Pioli, që po entuziazmon Firencen.

Pas Fiorentina, janë gjermanët e Mainz (23.93 vjeç, mesatarja e moshës), aktualisht në vendin e nëntë të Bundesliga.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Nimes (24.20 vjeç), por ata luftojnë për mbijetesë në Ligue 1.

Fiorentina është ekipi më i ri në moshë në pesë kampionatet kryesore, ndërsa ekipi më i ri në absolut është Nordsjaelland, teksa danezët e kanë mesataren e moshës 21.36 vjeç.

Ndërkohë, në Serie A janë edhe tre ekipet me mesataren e moshës më të lartë nga ato të pesë kampioneve kryesore Chievo (29.53 vjeç), (29.46 vjeç) dhe Juventus (29.26 vjeç).

Ndërkohë ekipi më i vjetër në të gjithë Europën në absolut është Apollon Limassol (30.93 vjeç).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport