E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sonte finalja e Kupës së Italisë

Në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës do të luhet mbrëmjen e sotme ndeshja për trofeun e kupës së Italisë. Juventus përballë Napolit për këtë trofe. Bardhezinjtë e kanë fituar 13 herë më parë ndërsa Napoli 5 herë. Ka rëndësi prestigji për bardhezinjtë ndërsa për Napolin do të ishte një lloj justifikimi i sezonit pasi janë jashtë luftës për titull dhe rrezikojnë zonën europiane.

Ndryshe nga finalet e tjera, kjo e mbrëmjes së sotme nuk do të ketë shtesa në rast barazimi, direkt te penalltitë dhe dy ekipet nuk do donin që të vendosej nga pika e bardhë.

Shumë sfida brenda një ndeshjeje. Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, do të jetë kundër ish-skuadrës që e ngriti në nivele konkurruese për titull. Presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentis, i kujtoi Sarrit se divorci i bujshëm me të, është ende një plagë e hapur. Edhe tifozët e kaltër nuk ia falin Sarrit largimin e tillë.

Për Cristiano Ronaldo ky do të ishte trofeu i tretë në Itali pas kampionatit dhe superkupës së sezonit të shkuar. Do të luhet nën vëmendjen e të gjithëve, por fatkeqësisht pa tifozë në shkallët e stadiumit.

Do të ndryshojë edhe ceremonia e dhënies së kupës. Praktikisht do të jetë me vetëshërbim për trofeun dhe medaljet e futbollistëve për shkak të masave të sigurisë shëndetësore. Futbollistët do të mund të mblidhen vetëm në momentin kur kapiteni të ngrejë trofeun.

Kjo ndeshje do të transmetohet live në thuajse 200 vende të botës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport