Skuadra e Napolit, e renditur e dyta në Serinë A dhe që sezonin tjetër do të luajë në Champions League, ende nuk ka një stadium ku të luajë takimet. Lajmin e konfirmojnë mediat italiane (tuttomercatoweb), sipas së cilës UEFA ende nuk i ka dhënë një licensë stadiumit “San Paolo” të Napolit. Të paktën për momentin.Për këtë arsye, klubi i presidentit Aurelio de Laurentiis ka propozuar që ndeshjet në fushën e tij brenda t’i luajë në Bolonja, në stadiumin “Renato Dall’Ara”. Disi e çuditshme kjo zgjedhje, pasi bëhet fjalë për një qytet dhe stadium larg Napolit (janë refuzuar qytetet më afër, Palermo e Bari).UEFA ka lëshuar sot licensat për sezonin 2019-2020 në lidhje me stadiumet e Serisë A që plotësojnë kriteret e lejuara dhe ai i Napolit ende nuk është gati (16 klube e kanë siguruar atë). Gjithsesi, klubi napoletan e ka apeluar çështjen dhe pritet që në një moment të dytë të vijë licensa e shumëpritur, për t’i luajtur ndeshjet e Champions League në stadiumin “San Paolo”.
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



