E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shqipëria publikon listën për “Euro 2024”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Evropianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz.

Por, jashtë listës janë lënë sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të dy futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrës kombëtare gjatë ciklit të fundit kualifikues.

Jashtë ka mbetur edhe Keidi Bare, mesfushori i Espanyolit.

Ndërkaq, pjesë e listës janë dy futbollistë që u ngritën në karrierë nga Superliga e Kosovës, si Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.

Lista:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj, Taulant Seferi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport