E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Shkëndija” shqiptare e Tetovës, kampione e Maqedonisë, ende pa përfunduar Kampionati i Futbollit

Shkëndija e Tetovës është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë në futboll, ndonëse kampionati atje do ende edhe 7 javë që të përfundojë.

Kuqezinjtë dominuan totalisht këtë sezon, duke mposhtur dhe nxjerrë nga të gjitha objektivat skuadrën krenari të Maqedonisë, “Vardari”-n..

Në stadiumin e Tetovës, skuadra e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani mposhti  2-0 Shkupin dhe siguroi titullin kampion, teksa tashmë mund të përqendrohet te Kupa, ku është kualifikuar për në finale.

Skuadra shqiptare e Tetovës ka treguar një organizim shumë perfekt këtë sezon, teksa ka afruar një sërë futbollistësh me eksperiencë, duke mos diskutuar për asnjë moment titullin kampion i Maqedonisë.

Tifogrupi ‘Ballistët’, lojtarët, presidenti dhe i gjithë stafi drejtues, u përfshinë në festë, pas përfundimit të ndeshjes me Shkupin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport