E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Shifrat dhe faktet që duhet të dini nga triumfi i Belgjikës ndaj Brazilit…

Nga Ergi Lubani – TeleSport

– Për herë të pestë në historinë e Kupës së Botës, të katër ekipet gjysmëfinaliste janë nga Europa. Kjo ka ndodhur në 1934, 1966, 1982 dhe 2006.

– Në 130 ndeshjet e Botërorit që një ekip ka qenë në avantazh të dy golave në pjesën e parë, nuk e ka humbur ndeshjen, kjo ndodhi edhe në rastin e Belgjikë-Brazil.

– Nëntë futbollistë të ndryshëm kanë shënuar për Belgjikën në Kupën e Botës 2018. Një lojtar larg rekordit të Italisë në vitin 2006 dhe Francës në vitin 1982, që patën dhjetë shënues të ndryshëm në Botëror.

– Renato Augusto është futbollisti numër 101 që shënon emrin mes golashënuesve në Kupën e Botës.

– Brazili e preku 52 herë topin në zonën e Belgjikës, më shumë se në çdo ndeshje tjetër që nga viti 1966.

– Brazili është eliminuar nga katër ekipe europiane në katër edicionet e fundit.

– Belgjika nuk ka humbur asnjë nga 24 ndeshjet me Roberto Martinez si trajner dhe është i vetmi ekip që i ka fituar të gjitha ndeshjet në “Rusi 2018”.

– Belgjika ka barazuar rezultatin më të mirë në historinë e saj, gjysmëfinalet e arritura në vitin 1986.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport