Zvicra ka startuar kampionatin botëror duke barazuar me Brazilin.
Tashmë misioni i ardhshëm është fitorja ndaj kombëtares serbe, të cilës nuk ia kanë frikën zviceranët.
Kështu së paku thotë mesfushori shqiptar me tipare sulmuese Xherdan Shaqiri, i cili pohon se nuk kanë aspak presion pasi lojtarët i njohin cilësitë e njëri-tjetrit.
“Nuk mendoj se kemi shumë presion. Nuk ia kemi frikën askujt, ne kemi cilësi për të fituar ndaj gjithkujt. Ne i njohim aftësitë tona, kemi lojtarë të mëdhenj që luajnë në ligat më të forta me vite”, ka deklaruar për mediat zvicerane Shaqiri, shkruan tg.



