E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Santos heq nga qarkullimi fanellën me numrin 10 në nderim të Pele,

Santos ka vendosur të heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10 për vitin 2023.

Santos ka vendosur të heqë nga qarkullimi fanellën me numrin 10 për vitin 2023. Pas vdekjes së Pele që ka qenë ikona e klubit brazilian, asnjë nga lojtarët e klubit vitit që vjen nuk do veshin fanellën me numrin 10 që e ka mbajtur “Mbreti”. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit në Santos, Andres Rueda.

Ditën e djeshme familja e Pele kërkoi që kjo fanellë t’i kthehej mbrapsht dhe brenda pak orësh morën menjëherë një përgjigje fillestare. “Tani për tani, në vitin 2023 përdorimi i numrit 10 është pezulluar. Më vonë do të flasim për këtë me Këshillin dhe do të shohim nëse do ta tërheqim fanellën përgjithmonë”, tha Andres Rueda.

Për momentin fakt është se “pronari” i fanellës me numrin 10 te Santos, Yeferson Soteldo do të duhet të ndryshojë numrin. “Të veshësh dhe të kujdesesh për fanellën tënde me dashuri dhe respekt është një mision që më nderon”, shkroi venezueliani në profilin e tij në Instagram pas vdekjes së Pele.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport