E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ronaldo shpallet futbollisti i vitit në “Globe Soccer Awards”

Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mirë në botë i cili luan tek Juventusi ka fituar çmimin lojtari më i mirë në vitin 2018 në “Globe Soccer Awards”.

Futbollisti portugez në ceremoninë e çmimeve të zhvilluar në Dubai ka kaluar Antoine Griezmann që luan tek Atletico Madrid dhe lojtarin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, dhe ka marrë për herë të tretë çmimin në kategorinë lojtari më i mirë.

Ronaldo i cili ka marrë edhe çmimin në kategorinë “përzgjedhja e tifozëve” në një fjalim pas ceremonisë ka thënë: “Unë nuk mund të hyja në Vitin e Ri më mirë se kjo. Unë do të doja t’i falënderoj të gjithë për interesin e lartë të treguar dhe çmimeve”.

Ndërkohë Didier Deschamps, trajneri i Francës ka fituar çmimin trajneri i vitit, ndërsa çmimin e karrierës e ka marrë futbollisti legjendar brazilian Ronaldo.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport