E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ronaldo shënoi 18 gola vetëm në vitin 2020

Nëse është dikush që mund të konsiderohet njeriu i momentin në Serinë A italiane, ai është Cristiano Ronaldo.

Portugezi tashmë nuk di të ndalet më në shënimin e golave dhe kjo u pa edhe në sfidën me Atalantën, teksa me 2 penalltitë e ekzekutuar saktë prej tij shpëtoi Juventusin nga një humbje shokuese që do të ishte e dyta radhazi pas asaj me Milanin.

Për Ronaldon ajo me Atalantën ishte dygolëshi i dytë me 11 metërsh në Serinë A, pas asaj të shënuar në shkurt ndaj Fiorentinës. Por ai që të bën përshtypje është numri i golave të shënuar vetëm në vitin 2020, plot 18 të tillë, 3 më shumë se çdo sulmues tjetër në të 5 ligat më të rëndësishme evropiane

Në total janë 28 gola në 28 ndeshje sezonale në Serinë A për Ronaldon. Golat e fundit të Luzitanit në Allianz Stadium janë shënuar me goditje standarde, goditje dënimi apo penallti. vetëm 1 herë në karrierë Ronaldo ka mundur të shënojë 5 gola radhazi me goditje standarde, në shkurt të 2009 me fanellën e Manchester United.

Në klasifikimin aktual të shënuesve të Serisë A, Ronaldo është në vendin e dytë pas /Ciro Immobiles me sulmuesin e Lazios që është në kuotën e 29 golave. Ronaldo është me 28 gola, 11 nga të cilët i ka shënuar me penallti. Edhe Immobile ka 11 gola të shënuar me penallti.

Përsa i përket garës për Këpucën e Artë, Ronaldo ka 6 gola më pak se Lewandowksi me Bundesligën të mbyllur. Në Itali kanë mbetur edhe 6 javë dhe me këtë ritëm, nuk është aspak çudi që Ronaldo të kalojë polakun dhe të fitojë Këpucën e Artë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport