E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Real Madridi klubi më i popullarizuar në botë në bazë të të dhënave të Google

Shumë tifozët mund të mendojnë se klubi i tyre i preferuar i futbollit është me interes të madh edhe për të tjerët, por lajmet dhe përditësimet, për klubet me popullore japin rezultate edhe befasuese për shumë kë.

JD Sports ka mbledhur të dhënat e kërkimeve për të parë se cilat klube të futbollit në botë janë më të popullarizuara në bazë të të dhënave të Google.

Hulumtimi i JD Sports përmblodh vëllimin mesatar të kërkimit mujor për emrat e klubeve, të filtruar nga vendet që bëhet këto kërkime, të cilat pastaj hartohen në një listë me vende nga fillimi në fund.

Duke e parë hulumtimin dhe numrat në mënyrë specifike, harta tregon qartë se në botë ka një interesim të madh për Real Madridin.

Klubi spanjoll është në krye të listës me një total në 97 shtete në të gjithë botën.

Në vendin e dytë është Arsenali, në 17 vende, një më shumë se sa Manchester United.

Liverpooli, Barcelona dhe Ajaxi janë klubet tjera që pëlqehen në disa vende të botës dhe kërkohen lajme për këto klube.

Juventusi, Bayern Munich dhe PSG dominojnë vetëm në vendet e tyre.

Sa i përket Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi, lajmet që kërkohen më shumë janë ato për Real Madridin.

I njëjti trend është edhe në Shqipëri.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport