Drejtori i Federatës Daneze, Jesper Moller ka njoftuar se tri skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, si Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea do përjashtohen.
Meqenëse pranuan të jenë pjesë e Superligës Evropiane, te tri klubet do përjashtohen nga të gjitha garat dhe mesa duket kjo do hyjë në funksion këtë të premte, përcjellë lajmi.net.
Këtë e ka paralajmëruar Moller, që tha se trofeu i Ligës së Kampionëve ose do t’i dorëzohet PSG-së, ose Dortmund, Atalanta dhe Porto do kualifikohen automatikisht në gjysmëfinale.



