E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Reagon UEFA për vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për Superligën

Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, e cila vendosi të njohë Superligën.

Në reagimin zyrtar UEFA thekson se ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

“UEFA është njohur sot me vendimin e dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për Superligën Europiane.

Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “Super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi para-ekzistuese në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

Superliga Europiane nis me 100 miliardë euro, Barcelona dhe Real Madridi bonus për mos lënë kompeticionin

UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse europiane.

UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin europian të sportit së bashku me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet europiane, qeveritë dhe partnerët e saj.

Ne besojmë se piramida europiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet europiane dhe kombëtare“, thotë UEFA.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport