E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” atleten e njohur, Luiza Gega

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi dje me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” atleten e njohur, Luiza Gega.

Në ceremoninë solemne të zhvilluar në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit, Presidenti Meta i dorëzoi Titullin kampiones së atletikës shqiptare me motivacionin: “Për talentin, karakterin dhe profesionalizmin e treguar në arritjen e rezultateve të larta në sportin e atletikës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të mëdha si atlete e niveleve botërore, shembull frymëzimi për të gjithë sportistët e rinj e të reja”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve familjarë dhe të afërm të Luiza Gegës, kolegë dhe personalitete të sportit, Presidenti i Republikës theksoi:

“Të nderuar personalitete të sportit shqiptar, e sidomos të botës së atletikës,

E konsideroj një privilegj të nderoj sot një nga sportistet më të shquara në gjithë historinë e Atletikës shqiptare, vrapuesen e jashtëzakonshme Luiza Gega.

Ajo ka dhënë gjithçka për sportin që dashuron aq shumë, për atletikën.

Luiza është një atlete e përmasave botërore. Si sportiste ka thyer rekorde, ka fituar në gara të rëndësishme shumë të ndërkombëtare dhe na ka frymëzuar të gjithëve me rezultatet e saj, në kampionatet Botërore, Europiane, Ballkanike e Lojërat Mesdhetare.

Serioziteti e sakrificat në punën e saj janë themeli i sukseseve të shumta.

Luiza vazhdon të kontribuojë me performancën e saj, jo vetëm në rezultatet e larta kombëtare dhe ndërkombëtare, por me personalitetin e saj ajo është bërë një shembull i rritjes së identitetit dhe imazhit tonë kombëtar.

Luiza është një nga ambasadoret më të mira të kombit tonë, anembanë botës.

Me gjithë sukseset e saj ajo vazhdon të mbetet e përkushtuar dhe besoj që puna e saj dhe në gara të tjera të rëndësishme ndërkombëtare do të jetë objektivi i radhës.

Përfitoj nga rasti, për të theksuar se një sportiste e tillë është nder për të gjithë ne.

Të nderuar të pranishëm!

Sukseset e Luizës, të cilat nuk mbarojnë, jam i bindur që do të marrin një ritëm edhe më të lartë nga sot.

Faleminderit Luiza për gjithçka që keni bërë!”

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport