E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Portugalia lejon 16,500 spektatorë në finalen e Ligës së Kampionëve

Rreth 16.500 spektatorë do të mund të shikojnë finalen e Ligës së Kamionëve në Porto ka njoftuar të martën Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), teksa ka vendosur në shitje biletat.

Kjo shifër përbën një të tretën e kapacitetit që ka stadiumi Estadio do Dragao.

Paraprakisht finalja në futboll ishte planifikuar të mbahej në Stamboll, mirëpo më pas ngjarja është zhvendosur në Portugali, për shkak të situatës me pandeminë në Turqi.

Federata Evropiane e Futbollit veçse ka ndarë nga 6,000 bileta për ekipet finaliste, Chelsea dhe Manchester City.

Përveç tyre do të shiten edhe 1,700 bileta për publikun e përgjithshëm.

Për shkak të pandemisë, spektatorëve do t’iu kërkohet dëshmi e testit negativ për koronavirus, në mënyrë që të hyjnë në stadium.

Meqë Portugalia është në “listën e gjelbër” të Qeverisë britanike, asnjë lojtar apo tifoz me bazë në Britani, nuk do të ketë nevojë t’i nënshtrohet masës së karantinës në kthim.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport