E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Policia gjermane rrit masat e sigurisë para sfidës së madhe Spanjë – Angli

Berlini është “pushtuar” me të vërtetë sot nga dhjetëra mijë tifozë, ndërsa në program është finalja e Kampionatit Evropian.

Anglezët numërojnë rreth 50 000, një shifër vërtet e madhe, ndërsa autoritetet gjermane janë të shqetësuara.

Ka zëra dhe dyshime se shërbimet sekrete ruse mund të përgatisin incidente në prag apo gjatë sfidës mes Spanjës dhe Anglisë, dhe objektivi i tyre do të jenë më së shumti tifozët britanike, kjo, sepse Britania e Madhe cilësohet si kundërshtar i hapur dhe shumë aktiv kundër Rusisë.

Policia gjermane ka marrë masa shtesë, përveç atyre të zakonshme gjatë turneut, dhe me mijëra agjentë do të jenë vendosur në pikat më të rëndësishme të kryeqytetit, sipas një harte të përpiluar që më parë nga specialistët.

Nuk është e qartë se çfarë mund të bëjnë realisht agjentët e presidentit rus, Vladimir Putin, por për çdo rast gjykohet që masat e sigurisë duhet të jenë të forta.

Policia do të ruajë dy fan zonat në Berlin, me kapacitet 30 e 10 000 persona, sheshe e rrugë me shumë tifozë, hapësirën rreth “Olympiastadion”, metronë e shumë vende të tjera.

Ndërkaq, tifozët spanjollë pritet të jenë në minorancë, deri 5 me 1.

Nga ata dhe nga Federata Spanjolle e Futbollit, ka akuza ndaj UEFA-s se ndarja e biletave nuk është bërë siç duhet, veçse duhet theksuar se nuk është hera e parë gjatë këtij Evropiani, që “Furitë e Kuqe” kanë pasur më pak përkrahje se të tjerët.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport