E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pezullohet sezoni i NBA

Pandemia e koronavirusit po ndikon edhe në kalendarin e aktiviteteve sportive në Shtetet e Bashkuara. Liga Kombëtare e Basketbollit vendosi të mërkurën që të pezullojë të gjithë sezonin, deri në në një njoftim të ri.

Vendimi erdhi pasi një lojtar i ekipit Utah Jazz u testua pozitiv për koronavirusin. COVID-19 çoi edhe në anulimin e kampionatit botëror të rrëshiqtjes mbi akull si dhe detyroi autoritetet të vendosin që turi i basketbollit në nivel kolegjessh të zhvillohet po tifozë.

Pas lajmit se një lojtar i ekipit Utah Jazz doli pozitiv në testimin për koronavirus, liga e njohur e basketbollit NBA pezulloi të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Vendimi u mor pak para se të niste përballja midis Utah Jazz dhe Oklahoma City-t.

Trajneri i klubit Denver Nuggets, Mike Malone, e mësoi lajmin pas humbjes që pësoi ekipi i tij ndaj Dallas Mavericks në Teksas me rezultat 113-97.

“E respektojmë vendimin e ligës që vendosi në të mirën e lojtarëve, tifozëve, trajnerëve dhe stafit”, tha ai.

Zyrtarët e NBA thonë se gjatë ndërprerjes do të përcaktohen hapat e mëtejshëm të mbrojtjes nga koronavirusi.

Koronavirusi çoi gjithashtu në anulimin e kampionatit botëror të patinazhit ndërsa turi i basketbollit në nivel kolegjesh u vendos të luhet pa tifozë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport