E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përcaktohen 10 kandidatët e çmimit “The Best” 2018, Cristiano Ronaldo kryeson listën

Ne tashmë i njohim 10 finalistët e “The Best” 2018, të çmimit ekuivalent me “Topin e Artë”, që FIFA e themeloi pas ndarjes nga “France Football”. Cristiano Ronaldo, fituesi i dy edicioneve që janë mbajtur deri më sot (2016 dhe 2017), kryeson listën e kandidatëve. Lista plotësohet me emrat e tjerë: Kevin de Bruyne, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Harry Kane, Kylian Mbappé, Lionel Messi, Luka Modric, Mohamed Salah, Raphael Varane.

Mungesa e madhe është ajo e Neymar. I treti në vitin 2017 dhe i katërti në vitin 2016 për këtë çmim, sulmuesi brazilian mbetet jashtë listës në mënyrë të habitshme. Në listë mbetet, logjikisht, Leo Messi, sepse ka fituar La Liga, Kupën e Mbretit dhe “Këpucën e Artë” me Barcelonën, ndërsa ka dalë i dyti, mbas CR7, në edicionet e vitit 2016 dhe 2017.

Griezmann kthehet me forcë, pasi ishte vendimtar në pushtimin e Kupës së Botës dhe të Ligës së Evropës. I treti në vitin 2016, ai nuk ishte as midis 10 finalistëve të “The Best” për vitin 2017. Ylli i Atletico Madrid do të ketë një rival të madh, Luka Modric. Kroati i Real Madridit, i gjashti në edicionin e vitit 2017, ka fituar shumë fitore, pas triumfit në Champions-in e tretë radhazi dhe shpalljes nënkampion bote në “Rusia 2018”.

Prania e Mbappé, Salah, Kane, Varane, Hazard apo De Bruyne, si debutantë në këtë çmim, sjellë një frymë ajri të freskët. FIFA ka pasur një juri luksoze për të hartuar listën e 10 kandidatëve për “The Best”: Ronaldo Nazario, Capello, Kaka, Drogba, Lampard, Matthäus, Nesta, Parreira, Amunike, Al Ja Ber, Cha Bum-kun, Roxburgh dhe Rufer. (TeleSport)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport