E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Për shpëtimin e futbollit

Të pasionuarit e basteve sportive në vende të ndryshme të botës nuk kanë patur shumë mundësi zgjedhjeje në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së Koronavirusit: derbi i Dushanbe, kryeqytetit të Taxhikistanit ose sfida mes Aigle Noir dhe Atletic Academy në kampionatin e Burundit. Janë oaze të vogla në shkretëtirën e provokuar nga kalendari i reduktuar si pasojë e COVID-19.

Bota e sportit, veçanërisht futbolli, shpreson që në muajt e ardhshëm të shohë pak dritë në fund të tunelit. Sigurisht që ekonomikisht, loja më e dashur në të gjithë globin ka marrë një goditje të fortë. Për të dalë nga kjo krizë, Federata Italiane e Futbollit vjen me një propozim konkret: të krijohet një fond për shpëtimin e futbollit, një lloj parashute që do të amortizonte rrënimin e mëtejshëm të kësaj disipline sportive.

Përveç ushqimit që do të vinin nga fondet federale, kërkohet që 1% e basteve sportive të kalonin pikërisht për futbollin. Bëhet fjalë për 100 milionë euro nga një shumë e përgjithshme prej 10.7 miliardësh që përfitohet nga kjo industri (të dhënat e vitit 2019).

Një propozim që ka hasur në kundërshtinë e operatorëve, të cilët kanë frikë se do të humbin një pjesë të mirë të përfitimeve të tyre.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport