E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pele zgjedh pasardhësin e tij

Javët e fundit, Kylian Mbappe ka gjetur sërish formën e tij. Pas tripletës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi dy herë kundër Dijon në kampionat, duke shkuar në kuotën e 23 golave këtë sezon, për të mos përmendur 9 asistimet.

Rekordi i kampionit të botës me Francën në vitin 2018 me klubin parisien ka qenë stratosferik që nga mbërritja në 2017.

Kohët e fundit, Arsene Wenger e krahasoi atë me Pele , sot është vetë Mbreti që e përcakton atë si pasardhësin e tij të denjë.

“Mbappe mund të bëhet trashëgimtari im, dhe nuk po e them me shaka. Ka aftësi për të luajtur shpejt. Ai është një sulmues që mendon shpejt. Kur topi mbërrin në këmbët e tij, ai e di çfarë të bëjë, e ka në kokë idenë se ku të shkojë dhe si ta orientojë lojën për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këto janë gjithashtu karakteristika të rëndësishme në futbollin e sotëm. Kylian është gjithashtu i shpejtë në vrapim dhe në driblim, si unë”, tha ai për Gazzetta dello Sport.

Mbappe e ardhmja Pele?

Është ende shumë herët për ta thënë, por karriera e sulmuesit 22-vjeçar ka nisur mjaft mirë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport