E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pas pak sfida Shqipëri-Letoni- Publikohen formacionet

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje, në orën 20:45, me Letoninë, në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje jetike për fatet e saj në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës “USA-Meksikë-Kanada 2026”.

Trajneri i Kombëtares Silvinjo ka hedhur në fushën e lojës formacionin me Strakoshën në portë, Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj në mbrojtje; Shehu, Asllani, Laçi në mesfushë dhe Broja, Manaj dhe N. Bajrami në sulm.

Ndërsa trajneri i Letonisë, Paolo Nicolato ka hedhur formacionin me Zviedris, Balodis, Černomordijs, Dašķevičs, Varslavān, Jurkovskis, Cigaņiks, Zelenkovs, Vapne, Šits, Meļņik.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë, dy më pak se Serbia që është e dyta me 7 pikë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.  Anglia kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Letonia është vetëm një pikë pas nesh, me 4 pikë.

Përballja e sotme është vendimtare për skuadrën e drejtuar nga Sylvinhos, që ka si objektiv vetëm fitoren në mënyrë që të vazhdojë të shpresojë për një kualifikim në Botërorin e 2026-ës.

Në ndeshjen tjetër të grupit K, Serbia pret Anglinë në një përballje të vështirë në Beograd, dhe çdo hap fals i serbëve i hap rrugën Shqipërisë për t’u ngjitur në vendin e dytë nëse arrin të marrë maksimumin kundër Letonisë.

Shqipëria dhe Letonia janë përballur 6 herë në histori dhe të gjitha takimet kanë përfunduar në barazim. Dueli i fundit, më 10 qershor 2025 në Riga, përfundoi 1-1, duke lënë shumë vend për reflektim për stafin kuqezi. Në total, të dyja skuadrat kanë shënuar dhe pësuar nga 7 gola ndaj njëra-tjetrës, një baraspeshë që Kombëtarja jonë duhet patjetër ta prishë në këtë mbrëmje.

Ndeshja do të gjykohet nga një treshe polake me Damian Sylwestrzak si arbitër kryesor, i ndihmuar nga Pawel Sokolnicki dhe Adam Karasewicz, ndërsa në sistemin VAR do jenë Piotr Lasyk dhe Pawel Malec.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport