Emri i Christian Panuccit u përfol shumë si një mundësi për të drejtuar ekipin e Romës në Itali. Trajneri aktual i kombëtares shqiptare, shihej si zgjedhja e duhur për të zëvendësuar Di Francescon, nëse ky i fundit do të dështonte ne Champios League. Ashtu ndodhi, Roma dështoi ndaj Portos, ndërsa trajneri u largua.
Por vendin e tij nuk e zuri Panucci, ashtu siç u përfol, por një tjetër emër i njohur i futbollit italian, Claudio Ranieri. Sot trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, që ka luajtur periudhën më të rëndësishme të karrierës me Romën, ka folur në një intervistë për “Corriere Dello Sport”.
Ai ka pohuar se nuk është kontaktuar kurrë nga ekipi roman. “Roma nuk më ka kontaktuar kurrë. Kam dëgjuar zëra, por jo kontakt nga klubi. Ranieri e njeh shumë mirë mjedisin, ai është një romak.



