E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Panucci në “El Cope Partidazo”: Largimi nga Real Madridi ishte budallallëku më i madh i karrierës sime

Cristian Panucci, ish-lojtari italian i Real Madridit dhe trajneri aktual i Shqipërisë, u rrëfye në “El Cope Partidazo”, ku analizoi edhe shkuarjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, klub me të cilin u prezantua të hënën. “Cristiano do të ketë sukses, sepse është një lojtar shumë i mirë, – tha Panucci, i cili ka provuar të luajë si futbollist me Milan, Inter, Chelsea, Monaco, Roma, Parma dhe Real Madrid.

– Është çmenduri normale për Cristianon, ai është më i miri në botë. Eshtë një nënshkrimi shumë i zgjuar, që do t’u japë lojtarëve të tjerë një shtytje për të ardhur në Itali. Cristiano e ka Champions-in në gjak”.

Nga ana tjetër, Panucci u kthye në kohë dhe foli për largimin e tij nga Real Madridi, pas dy sezonesh e gjysmë në “Bernabeu”: “Doja të largohesha nga Real Madridi dhe ky ishte budallallëku më i madh i karrierës sime sportive. Me keqardhje e them tani, por kur u largova nga Madridi isha i bindur”.

Italiani shkoi tek Interi në sezonin 1999-2000. Lidhur me sezonin e ri të Real Madridit, Panucci nuk është optimist: “Ky mund të jetë një sezon i vështirë për Real Madridin, sepse dy “pesha të rënda” janë larguar që aty: Zidane dhe Ronaldo. Nuk është e lehtë t’i zëvendësosh ato, aq më shumë pas fitores së Champions-it të tretë radhazi”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport