E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një minutë heshtje për futbollistin argjentinas Sala në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) konfirmoi se këtë javë para fillimit të të gjitha ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës do të mbahet një minutë heshtje për nder të futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror.

UEFA ka lëshuar një kumtesë ku thuhet se përveç një minutë heshtje, klubet sipas dëshirës do të mund të mbajnë shirit të zi.

Sala (28) në mes të janarit nga Nantes kaloi në Cardiff City. Avioni privat i cili udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk nga radari më 21 janar ndërsa mbetjet e avionit në të cilin ndodhej futbollisti Sala u gjetën më 4 shkurt në fund të kanalit anglez La Manche.

Të enjten në mbrëmje policia njoftoi se trupi, i cili u nxorr nga mbetjet e avionit në La Manche, u identifikua të jetë Sala, me çka u konstatua vdekja e 28-vjeçarit.

Mbetjet e avionit i cili u zhduk dy javë më parë mbi La Manche, u gjetën pranë brigjeve të ishullit Guernsey. Avioni Piper Malibu N264DB më 21 janar ishte në fluturimin e tij nga Franca për në Cardiff, pasi që futbollisti argjentians realizoi transferin nga Nantes në klubin e Uellsit në vlerë prej 15 milionë paund (rreth 17 milionë euro)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport