E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Milan shënon golin më të shpejtë në historinë e Serie A

Milani mundi Sassuolon me rezultatin 2-1 në ndeshjen që shënoi golin më të hershëm në historinë e ligës së parë italiane të futbollit (Seria A).

Në javën e 13-të të Serie A, Milani ishte mysafiri i Sassuolos në Stadiumin Citta del Tricolore.

Rafael Leao, i cili tundi rrjetën rivale vetëm 6,2 sekonda pas fillimit të ndeshjes me pasimin e futbollistit turk Hakan Çalhanoğlu, shënoi golin më të hershëm në historinë e ligës, ndërsa kaloi Milanin në epërsi 1-0. Rekordin e mëparshëm në kampionat e mbante Paolo Poggi, i cili kishte shënuar 8 sekonda pas fillimit me fanellën e Piacenzas në dhjetor të vitit 2001.

Golin e dytë për Milanin e shënoi Alexis Saelemaekers në minutën e 26-të. Ekipi vendas e ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Domenico Berardit në minutën e 89-të dhe ndeshja përfundoi me këtë rezultat.

Deri më tani këtë sezon, Milani mbetet i pamposhtur me 31 pikë dhe vazhdon të kryesojë në tabelën e ligës së parë italiane, ndërkohë që Sassuolo ka 23 pikë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport