E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Milan me transferim befasues nga Arsenali

Milani do të rikthejë interesin për mesfushorin e Arsenalit, Lucas Torreira në afatin kalimtar të verës, sipas raporteve nga Italia.

Torreira aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, por me sezonin e pezulluar aktualisht për shkak të pandemisë koronavirus, ai ka të ngjarë të rikthehet në aksion para se të rifillojë Premierliga.

Sidoqoftë ai ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Emirates’ këtë verë, pasi humbi balotazhin me Guendouzi në formacion në fillim të këtij sezoni.

Një rikthim në Serie A duket se është lëvizja më e mundshme për Torreira, i cili më parë ka luajtur në Itali për Sampdoria dhe Pescara.

Napoli ishte i lidhur me një veprim për 24-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit, por tani Milan ka vendosur të rrit interesin e tyre, sipas Corriere dello Sport.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport