E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mijëra persona aplikojnë si vullnetarë për “Kupën e Botës” 2022

Pothuajse 175,000 persona kanë aplikuar që të jenë vullnetarë të Kampionatit për Kupën e Botës 2022, duke përfshirë 1,000 persona nga shtetet e Gjirit Arab, të cilat kanë shkëputur të gjitha marrëdhëniet diplomatike dhe ato të udhëtimit me Katarin.

Të dhënat nga një Komiteti i Dohas kanë thënë se 174,639 persona kanë aplikuar deri më tani për ndihmuar në këtë Kampionat.

Të dhënat e komitetit kanë treguar se në mesin e aplikantëve janë 597 sauditë, 380 banorë të Bahreinit dhe 46 të tjerë nga Emiratet e Bashkuara.

Një zëdhënës i Komitetit, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se aplikacionet kanë ardhur nga banorë me kombësi “të konfirmuar”.

Këto të dhëna nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratët e Bashkuara Arabe janë disa prej shteteve që kanë ndalur bashkëpunimin me Katarin nga qershori i vitit 2017 për shkak të një bllokade politike që ka zgjatur 15 muaj dhe nuk ka treguar asnjë shenjë të përfundimit.

Ky bojkot ka rezultuar me mbyllje të të gjitha lidhjeve tokësore, detare dhe ajrore për në Doha, pas supozimeve se kjo e fundit është duke ndihmuar Iranin dhe grupet ekstremiste islamike.

Katari, i cili ka shpenzuar deri më tani qindra miliona dollarë për projektet e lidhura me këtë Kampionat, ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat, duke thënë se rivalët e Gjirit Arab, janë duke tentuar të fitojnë kontrollë mbi politikën e Jashtme të Dohas.

Kampionati i futbollit për Kupën e Botës më 2022 do të mbahet në Lindje të Mesme dhe Katar.

Ndërkohë, numri më i madh i personave që kanë aplikuar si vullnetarë ka ardhur nga India, gjithsej 25.000 deri më tani.

Është parashikuar që në këtë Kampionat të përfshihen 16,000 vullnetarë, të cilët do të kontribuojnë në një varg sektorësh siç janë shërbimet mjekësore, komunikimi dhe mikëpritja.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport