E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Messi: Argjentinasit kur luftojnë bashkë e arrijnë atë që synojnë

Argjentina është fituese e trofeut të çmueshëm të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Të përzgjedhurit e Lionel Scalonit triumfuan në finalen e sotme kundër Francës.

Argjentina doli fituese vetëm pas ekzekutimit të penalltive (4:2), pas 120 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë, 3:3.

Messi, që u shpall më i miri i turneut, edhe në këtë ndeshje shkëlqeu duke shënuar dy gola.

35-vjeçari ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas kësaj ndeshje.

“KAMPIONËT E BOTËS!!!!!!!

Aq sa herë e kam ëndërruar, aq shumë e kam dashur që ende nuk bie, nuk mund ta besoj……

Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne.

Ne dëshmojmë edhe një herë se argjentinasit kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar jemi në gjendje të arrijmë atë që synojmë. Merita është e këtij grupi, që është mbi individët, është forca e të gjithëve që luftojnë për të njëjtën ëndërr që ishte edhe e të gjithë argjentinasve… E bëmë!”, ka shkruar Messi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Sport